☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.73 ▼0.15%
ARI 4,616 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,895 ▼ -1.52% ETH $2,057 ▼ -0.87% XRP $1.3178 ▼ -2.67% SOL $81.0300 ▼ -4.19%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
roze

Fotot e para të dasmës së Jolie-Pitt

joliepittpeoplenuseAngelina Jolie dhe Brad Pitt gjithmonë kishin thënë se do të martoheshin kur fëmijët të fillon t’i pyesnin. Gjashtë fëmijët e tyre ishin pjesa më e rëndësishme e dasmës më 23 gusht në rezidencën Chateau Miraval në Francë.

Angelina kishte zgjedhur një fustan nga Atelier Versace me krijues Lugi Massi,  të thjeshtë, në ngjyrë të bardhë dhe me një velo të gjatë të dekoruar, siç duket edhe në fotot ekskluzive për revistën “People”.

Luigi Massi nëpërmjet punës së dorës, pjesën e pasme të fustanit dhe velon kishte vendosur ta dekoronte me krijimet e fëmijëve të Jolie, si lule, personazhe të kukllave dhe shumë detaje të tjera. “Luigi është si një familje për mua dhe nuk mund të imagjinoja asnjë tjetër që mund të krijonte fustanin e nusërisë”, tha Jolie për revistën “People”.

Angelina në ditën më të rëndësishme të jetës kishte zgjedhur një model flokësh dhe make up të thjeshtë. Fytyra e saj dukej e shndritshme me një rimel dhe buzëkuq të lehtë. Ndërsa Brad Pitt, 50 vjeç, kishte zgjedhur një kostum klasik të zi. 

Sa për fëmijët, Maddox dhe Pax, 13 dhe 10 vjeç, kishin veshur kostum elegant të zi; Zahara, një fustan  të dizajnuar nga Adama Kebe; Viviene një fustan të bardhë; ndërsa Shiloh dhe Konx kishin zgjedhur një stil unik pantallonash të shkurtra të zeza dhe këmishë të bardhë.

“Kjo ditë e rëndësishme për ne ishte relaksuese dhe plot të qeshura, shumë speciale për familjen tonë”, tha çiti i sapomartuar për “People”. Unazat që ata shkëmbyen ishin të dizajnuara nga Robert Procop, që krijoi edhe unazën e fejesës së Angelinas,  një diamand 16 karatë, 500 mijë USD.

Një burim tha për “MailOnline” që çifti vendosi të martohej në rezidencën e tyre në Francë pas një premtimi që Jolie i kishte bërë nënës së saj të ndjerë, gjithashtu për të festuar edhe 10-vjetorin e filmit “Mr&Mrs. Smith”, aty ku filloi edhe historia e tyre e dashurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.