Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,594 ▲0.58%
DOW 46,454 ▲0.71%
NASDAQ 21,924 ▲0.74%
NAFTA 90.84 ▼1.64%
ARI 4,511 ▲2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +1.92% ETH $2,171 ▲ +2.21% XRP $1.4150 ▲ +1.55% SOL $91.8300 ▲ +3.13%
S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 % S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Francë, grabitje pas disa të shtënave në Roubaix

Dy persona të armatosur, të konsideruar grabitës, dyshohet të kenë marrë pengje brenda një shtëpie, ku tentuan të fshiheshin pas ndjekjes nga patrulla e policisë, në një ngjarje me disa të shtëna të ndodhur në qytetin verior të Francës, Roubaix.

Edhe pse nuk është qartësuar totalisht, nëse të armatosurit e kësaj ngjarjeje kanë lidhje me sulmet terroriste të Parisit, më 13 nëntor, që lanë 130 viktima dhe plagosën rreth 350 të tjerë, raportime paraprake thonë se kjo situatë pengmarrjeje apo grabitjeje nuk ka lidhje me terrorizmin. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë franceze dhe nga komuna e Roubaix.

“Një operacion është në zhvillim e sipër, pas sinjalizimit për marrjen e disa pengjeve. Janë dëgjuar të shtëna dhe zona përreth vendit të ngjarjes është rrethuar”, tha një burim policor për “Reuters”. “Një drejtues banke dhe familja e tij besohen të jenë mes pengjeve”, shtoi më tej ai, ndërsa flitet për disa oficerë policie të plagosur gjatë shkëmbimzjarrit.

Shërbimet mjekësore dhe ato të zjarrfikëses konfirmuan zhvillimin e operacionit në Roubaix, që ndodhet shumë pranë kufirit me Belgjikën, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.