Francë, tre mbështetës të ISIS-it qëllojnë me thikë një mësues hebre
Një mësues hebre në Marsejë është sulmuar me thikë nga tre të rinj, të cilët pretendojnë se janë mbështetës të Shtetit Islamik.
Burri është qëlluar me thikë në krah dhe në këmbë, ku ka dëmtime serioze.
Ngjarja ndodhi kur 57-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia, e cila gjendet në afërsi të një sinagoge. Ky është sulmi i dytë antisemit në Marsejë brenda pak javësh.
Të rinjtë që kryen sulmin kanë qenë me motorë. Fillimisht ata e kanë ofenduar dhe i kanë treguar foto të Mohamed Merah, një militant islamik që vrau 7 persona në jug të Francës në vitin 2012. Më pas, ata e kanë qëlluar me thikë, duke e plagosur rëndë.
Ngjarja vjen pak ditë pas sulmeve të së premtes së kaluar, ku 132 veta u vranë e shumë të tjerë mbetën të plagosur, ngjarje që krijoi një situatë tensioni jo vetëm në Francë por edhe në vende të tjera të Europës.