Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.90 ▲3.14%
ARI 4,409 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,101 ▲ +1.51% ETH $2,168 ▲ +2.23% XRP $1.4211 ▲ +0.5% SOL $91.7900 ▲ +2.87%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.90 ▲3.14 % ARI 4,409 ▲0.05 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.90 ▲3.14 % ARI 4,409 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Frenohet rritja e kredisë për konsumin e individëve

Kredia për individë ka shënuar rritje me rreth 3.5% në muajt prill-maj, krahasimisht më e ulët kundrejt normës mesatare të rritjes prej 3.9% në tremujorin e parë të vitit. Në një analizë për tendencat e kreditimit Banka e Shqipërisë arsyeton se kjo ecuri është diktuar nga ngadalësimi i ritmeve të kredisë për konsum gjatë periudhës prill-maj.

Kredia konsumatore shënoi normë vjetore rritjeje me rreth 10.8%, kundrejt 12.4% që rezultonte në tremujorin e parë të vitit. Në terma mujorë, zgjerimi i portofolit të kredisë për individë është mbështetur kryesisht nga kredia e dhënë për blerje banese.

Ecuria e këtij portofoli rezulton e qëndrueshme, duke reflektuar ofertat e shtuara për këtë segment me produkte me kushte të favorshme.

Megjithëse bankat raportojnë për rritje të kërkesës për kredi për blerje banese në tremujorin e fundit, zgjerimi i këtij portofoli mbetet ende i plogësht.

Norma vjetore e rritjes së kredisë për blerje banese u luhat rreth vlerës 2.5% në periudhën prill-maj, duke rezultuar më e ulët kundrejt normës mesatare prej 3% të regjistruar në tremujorin e parë. Ecuria e kredisë së individëve sipas monedhës është mbështetur plotësisht nga kreditimi në monedhë vendase.

Kredia për individë në lekë është zgjeruar mesatarisht me 9.3% në muajt prill-maj, duke balancuar tkurrjen e kredisë në valutë. Orientimi i kreditimit drejt monedhës vendase është ndikuar si nga faktorë të kërkesës, ashtu edhe nga faktorë të ofertës.

Nga ana e kërkesës, procesi i formalizimit ka mbështetur afrimin e klientëve të rinj në sistemin bankar, duke nxitur kërkesën për kredi në përputhje me monedhën në të cilën ata kanë të ardhurat e tyre. Njëkohësisht, agjentët ekonomikë janë ndërgjegjësuar më shumë për rreziqet e ekspozimit ndaj kursit të këmbimit për huamarrjen në valutë.

Nga ana e ofertës, reduktimi i diferencës së normave të interesit midis lekut dhe euros, si edhe politikat e bankave me oferta tërheqëse në monedhë vendase kanë shtuar më tej interesin për kredimarrje në monedhë vendase.

Kredia në lekë zë një peshë prej rreth 54.5% ndaj totalit të kredisë për individë, duke shënuar rritje të mëtejshme krahasuar me 51.6% që shënonte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, teprica e kredisë në valutë është reduktuar me rreth 2.6% mesatarisht në periudhën prill-maj.

Kërkesa e individëve për kredi në tremujorin e dytë të vitit vlerësohet të jetë nxitur nga nevoja e familjarëve për financimin e konsumit dhe për blerje banesash, njëkohësisht me lehtësimin e kushteve të kreditimit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga një tremujor më parë, faktorë të tjerë si zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe burimet alternative të financimit kanë kontribuar pozitivisht në nxitjen e kërkesës për kredi të individëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.