Kronika

Frika nga kontrolli i pasurive dhe i telefonit, shqiptarët hezitojnë të bëhen pjesë e Vettingut

Një pjesë e juristëve nuk arrijnë që të plotësojnë kriteret ligjore, por një pjesë tjetër, si ata që kanë punuar në Shqipëri, ashtu dhe ata jashtë shtetit, duket se i druhen masave të forta që parashikon ligji për luftën ndaj korrupsionit. Të gjithë ata që do të duan të bëhen pjesë e komisioneve të vettingut, më parë do të duhet të plotësojnë një formular “Për lejimin e monitorimit të komunikimeve elektronike dhe të ardhurave financiare”.

Por çfarë përmban formulari që i tremb kaq shumë shqiptarët për të qenë transparent? Përgjimi dhe zbardhja e llogarive bankare është dhe frika më e madhe që i druhen juristët shqiptarë që i bën të hezitojnë për të marrë pjesë në këto organe, ndonëse paga është rreth 5 milionë lekë të vjetra, raporton DITA.

“Unë kuptoj dhe pranoj se në rast se zgjidhem në një nga pozicionet e parashikuara në nenin 179/b, pika 5, dhe në Aneksin e Kushtetutës, gjatë ushtrimit të detyrës do të plotësoj deklaratën vjetore të pasurisë dhe do të jem subjekt i monitorimit sistematik të llogarive dhe transaksioneve financiare, si dhe komunikimeve elektronike që lidhen me ushtrimin e detyrës. Jam dakord që deklaratat e pasurisë të bëhen publike. – Jam dakord që këto komunikime, duke përfshirë numrin ose numrat e telefonit që kam në përdorim dhe adresa ose adresat e postës elektronike t’i nënshtrohen monitorimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, përfshirë leximin e postës elektronike, mesazheve tekst, dëgjimin e bisedave dhe formave të tjera të komunikimit elektronik, në përputhje me ligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. 1 – Jap pëlqimin që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave mund të kërkojë dhe të pajiset me të gjitha të dhënat e llogarive bankare dhe transaksioneve financiare nga bankat dhe institucionet financiare jobankare, në Shqipëri ose jashtë shtetit.  Jam i informuar se mosrespektimi i kushteve të mësipërme mund të passjellë shkarkimin nga detyra, sipas ligjit”, thuhet në formularin që do të firmosin ata që do të kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri.

Procesi

Pas paraqitjes së kandidaturave të Avokati i Popullit, procesi do të nisë me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vettingut, që do të përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i  Apelimit dhe dy Komisionerë Publikë.Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që vlerëson kandidatët dhe i kalon 3 lista Kuvendit, në të gjelbrën kandidatët nuk plotësojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifikuar, në të zezën, të s’kualifikuarit.

Listat filtrohen nga komisioni ad hoc me 6 anëtarë të Kuvendit, tre nga pozita tre nga opozita.  Më pas një komison tjetër me 12  anëtarë zgjedh në mënyrë elektronike 12 kandidatë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët publikë, ndërsa një komision i tretë zgjedh në të njëjtën mënyrë, 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Kandidatët i kalojnë Kuvendit për votim me 3/5 brenda 10 ditëve. Në rast dështimi, synohet votimi me 94 vota. Nëse votimi dështon, procedura përsëritet dhe Kuvendi duhet të sigurojë 94 vota për ta rrëzuar atë. Nëse lista nuk rrëzohet me  2/3, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button