Bota

Frikë për shpërbërjen e Irakut

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier është i shqetësuar prej rrezikut të një shpërbërjeje të Irakut. Në debatin për buxhetit në Bundestag, ministri i Jashtëm gjerman bëri përsëri thirrje për formimin e një qeverie të re në Bagdad, ku të përfshihen “të gjitha rajonet dhe fetë e vendit.” Vetëm atëherë mund të arrihet një zgjidhje politike.

Sipas Steinmeier ofensiva e trupave ISIS dhe refuzimi i Nuri al-Malikit që edhe në këto rrethana të mos krijojë një qeveri të unitetit, mund të çojë në shpërbërjen e autoritetit të shtetit dhe të shkaktojë një konflikt me forcë të madhe eksplozive.

Premtime mashtruese

Ministri i Jashtëm amerikan John Kerry që ishte ditët e kaluara në Bagdad, përcolli një mesazh të qartë: Iraku ka nevojë sa më shpejtë të jetë e mundur për një qeveri uniteti – vetë kështu mund të ndalet shpërbërja e vendit dhe milicët ISIS.

Të martën Kerry njoftoi se udhëheqësit e Irakut ishin të gatshëm për të formuar një qeveri uniteti, ku shiitët, sunitët dhe kurdët do të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Por një ditë më pas, kryeministri al-Maliki doli në fjalimin e tij javor para kamerave dhe tha shumë qartë se e hedh poshtë një “qeveri të shpëtimit kombëtar”, si dhe dorëheqjen e tij. Kriza në Irak po bëhet në këtë mënyrë edhe më e madhe.

Iraku i ndarë

Al-Maliki që është në pushtet nga viti 2006 akuzohet se qeveria e tij e dominuar nga shiitët diskriminon sunitët. Po ashtu ai qeveris në mënyrë autokratike dhe e ka paralizuar politikën. Problemet shtohen sepse as dy jave pas ofensivës së milicëve ISIS vendi gjendet para një ndarjeje, sepse ISIS kontrollon bashkë me aleatët e vet pjesë të tëra në veri dhe perëndim të vendit. Në jug të Irakut gjendet territore të banuara kryeisht me shiitë, kurse kurdët gëzojnë prej kohësh një autonomi mjaft të gjerë.

Uashingtoni po përpiqet aktualisht që të mbështesë qeverinë e Irakut në luftën kundër xhihadistëve. Këshilltarët ushtarakë amerikanë nisën të martën nga puna e tyre në Irak.

Related Articles

Back to top button