☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Frrokaj në Fushë Balldre: Prioritet eleminimi i plotë i përmbytjeve brenda gjysmës së parë të mandatit

Kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj premtoi para banorëve të zonës së Fushë Balldrenit se do ti jepte zgjidhje problemeve të trashëguar në këtë zonë si përmbytjet apo ndërtimi i infrastrutkurës.

Sipas Frrokajt, objekivi i tij më i rëndësishëm si kryebashkiak i Lezhës është eleminimi i plotë i përmbytjeve brenda gjysmës së parë të mandatit dhe shmangia e trafikut drejt Shëngjinit duke ndërtuar rrugën lidhëse drejt plazhit. Ai theksoi se këto dy elementë jo vetëm përbëjnë bazën kryesore të zhvillimit, por ndërkohë janë të ndërlidhura mes tyre duke qenë një nxitje për njëra tjetrën.

Gjetja e fondeve për realizimin e këtyre objektivave kanë qenë një tjetër pyetje që ka kërkuar vëmendjen e kandidatit Frrokaj, kjo e referuar përgjigjeve të kryeministrit se nuk do ti mbështesë të djathtët. Për Frrokajn, ligji e përcakton qartazi fondet që merr çdo njësi vendore, por gjithsesi ka shtuar Frrokaj, të ardhurat e bashkisë, donacionet e partnerëve apo edhe thithja e investimeve nga fondet e BE-së nëpërmjet projekteve konkrete të hartuara nga ekspertë që do të jenë pjesë e administratës së bashkisë, do të krijojnë buxhetin e mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, që në fakt janë problematike e sotme që kërkon me doemos zgjidhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.