Ekonomia

FSHZH takim per zhvillimin social-ekonomik të zonës Gjakovë – Has – Tropojë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zhvilloi të martën një takim konsultativ në Tirane mbi kornizën strategjike “Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë’’, i cili përfaqëson një iniciativë pilot për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Shqipëri-Kosovë.

fshzhNë takim morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Komunës Gjakovë, Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH, Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal në FSHZH dhe përfaqësues të tjerë të përfshirë në proçesin e përgatitjes së këtij dokumenti.

fshzh1Ne takim u theksua se zhvillimi ndërkufitar do të rriste qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, tregtinë, kryesisht import produktesh ushqimore, bagëti, karburant etj, punësimin në zonat kufitare, kryesisht në ndërtim, bujqësi, tregëti etj, aktivitetet e përbashkëta ekonomike, sociale, sportive etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button