FSK-ja gati të bëhet ushtri
Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se FSK-ja për gjashtë vjet që nga themelimi i saj, dhe shtatë vjet të pavarësisë së Kosovës, ka arritur zhvillime të mëdha.
Në një intervistë për Radio Kosovën, ai ka deklaruar se kjo forcë me kohë rekorde ka përmbushur kërkesat dhe standardet e kërkuara nga NATO-ja, ndërkaq ngritja profesionale e saj cilësohet si arritje tjetër e veçantë.
Kastrati tha më tej se FSK-ja është e gatshme të bëhet ushtri e Kosovës.
“Ne kemi bërë një infrastrukturë moderne, kemi pajisje dhe armatim të standardizuar me standardet e NATO-s. I kemi dy tipa të armatimit të lehtë, pastaj po punojmë në ngritjen kapaciteteve të komunikimit dhe jemi duke u përafruar standardeve të NATO-s, si dhe nevojave që ne do t’i kemi në të ardhmen”, tha ai.