Fullani: Rritja ekonomike e ngadaltë
Ekonomia shqiptare nuk po mund tu ikën efekteve të krizës, duke vazhduar të shënojë norma të ulëta rritjeje.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
“Aktiviteti ekonomik në vitin e ardhshëm do të jetë në linjë me ecurinë gjatë vitit 2010. Rritja do të ketë ritme pozitive, por do karakterizohet nga mundësitë e pashfrytëzuara”, theksoi Fullani.
Sipas tij, sqaroi se rritja ekonomike po kushtëzohet nga konsumi i ulët i familjeve, por edhe investimet e pakta të biznesit. “Ecuria e shpenzimeve konsumatore kushtëzohet nga mundësia dhe investimet private. Biznesi dhe konsumatori kanë hapësira për rishikimin e sjelljes së tyre”, tha guvernatori Fullani.
Përkundër këtyre vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, qeveria ka një tjetër parashikim për rritjen ekonomike. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar një rritje prej 5.5 për qind.