☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,585 ▲1.21%
DOW 46,223 ▲1.42%
NASDAQ 21,937 ▲1.34%
NAFTA 89.93 ▼8.45%
ARI 4,384 ▼4.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,566 ▲ +2.52% ETH $2,133 ▲ +2.4% XRP $1.4325 ▲ +2.67% SOL $90.2500 ▲ +3.1%
S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 % S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Furnizimi me energji – OSHEE, masa për sezonin e verës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaroi të hënën se, në kuadër të masave për furnizimin me energji elektrike, përveç mirëmbajtjes së rrjetit, është duke kryer disa investime të rëndësishme, sidomos në zonën e Himarës, Dhërmiut, Rradhimës dhe Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Për këtë arsye, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike gjatë javës, përjashto të shtunën dhe të dielën, si masë sigurie e nevojshme për të realizuar punimet që synojnë një siguri maksimale në furnizimin me drita.

E ndërsa investimet në Himarë dhe Dhërmi pothuajse kanë përfunduar, për pjesën e Vlorës (Uji i Ftohtë, Rradhimë, Orikum, etj), OSHEE është dakordësuar me firmën private për t’i kryer punimet gjatë orëve të para të mëngjesit (03.00 – 10.00) në datat 27-30 qershor. Më 1 korrik, punimet do të ndërpriten për të rifilluar pas sezonit turistik në shtator.

Nga ana tjetër, OSHEE kërkon të sensibilizojë përdoruesit privat (bizneset) të rrjetit të shpërndarjes, sidomos ato që operojnë në zonat turistike, se është mjaft e rëndësishme t’i përgjigjen investimeve që po kryen OSHEE për të mirëmbajtur rrjetin e tyre.

OSHEE ka investuar miliona dollarë për rritjen e kapaciteteve dhe të sigurisë në rrjetin shpërndarës, ndaj duhet që edhe përdoruesit privatë, të mirëmbajnë kabinat, transformatorët dhe linjat që i kanë në pronësi, pasi çdo defekt i shkaktuar tek asetet e tyre, reflektohet edhe tek abonentët e tjerë, kryesisht familjarë.

Për këtë arsye, OSHEE ka njoftuar prej disa muajsh dhe u rikujton sërish bizneseve që të marrin masa për kryerjen e proceseve të mirëmbajtjes së linjave të furnizmit me energji elektrike nga “pika e lidhjes” deri në objektin e tyre, sikurse e përcakton rregullorja e miratuar nga ERE.

Në përfundim, si pjesë e masave organizative dhe teknike, OSHEE ka shtuar personelin dhe vendosur gatishmërinë pranë agjencive që menaxhojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike përgjatë vijës bregdetare dhe zonave turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.