Kuriozitete
Fustani me bishtin më të gjatë në botë
Rrobaqepësit në Xiangxunshangu të Kinës kanë qepur një fustan nusërie me një bisht 4100 metra të gjatë. Bishti u shpalos në një fushë të madhe në Chengdu, ndërsa fustani u vesh nga një modele. Për realizimin e këtij fustani është shpenzuar një muaj kohë dhe është thyer rekordi i mëparshëm i fustanit më të gjatë me 1123 metra. Çmimi i këtij fustani shkon rreth 50 mijë dollarë.