🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,715 ▼ -0.25% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1567 ▼ -1.54% SOL $89.1100 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Futbollist italian vritet me kaçavidë për shkak të… picave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një futbollist amator 25-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasjeje të dhunshme që dyshohet se nisi për një konflikt banal lidhur me vjedhjen e disa picave. Sipas mediave italiane, viktima, Gabriele Vaccaro, i cili kishte luajtur në ekipe të divizioneve të ulëta, po kthehej në orët […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një futbollist amator 25-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasjeje të dhunshme që dyshohet se nisi për një konflikt banal lidhur me vjedhjen e disa picave.

Sipas mediave italiane, viktima, Gabriele Vaccaro, i cili kishte luajtur në ekipe të divizioneve të ulëta, po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës (rreth orës 03:30) së bashku me dy miq, kur u përballën me pesë të rinj në rajonin e Parias.

Dyshohet se të rinjtë u kanë kërkuar t’u dorëzonin picat që kishin me vete, duke shkaktuar një përplasje që degjeneroi në dhunë fizike. Gjatë sherrit, 25-vjeçari u godit me një mjet të mprehtë në qafë dhe bark.

Miqtë e tij fillimisht nuk e kanë kuptuar seriozitetin e plagëve dhe e kanë dërguar në shtëpi, por më pas është kërkuar ndihma e emergjencës. Ai u transportua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, mes tyre dy shtetas shqiptarë me nënshtetësi italiane dhe një 17-vjeçar me origjinë egjiptiane, i cili dyshohet si autori i goditjes fatale. Një nga miqtë e viktimës është plagosur lehtë dhe është trajtuar në spital.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.