Politika

Fyle të hënën në Tiranë për tryezën e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE

Stefan-Fule-komisioneri-evropian-per-Zgjerimin1Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle, pritet të vizitojë të hënën Tiranën, në kuadër të Tryezës së katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, që do të zhvillohet më 29 shtator.

Kjo tryezë do të jetë e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tyreza e tretë.

Lidhur me bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin Dialogut të e Nivelit të lartë kësaj here, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka theksuar në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, “takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin. Do të diskutohen të gjitha arritjet, që ka pasur vendi. Do të diskutohet vazhdimësia e reformës në drejtësi që është një nga pikat kryesore, por edhe vendimmarrja deri në hapjen e negociatave”.

Por, bojkoti i opozitës në Kuvend rrezikon që Shqipëria të shkojë në këtë tyrezë pa një Këshill kombëtar të Integrimit. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka sqaruar se, “Komisioni i Integrimit është mbledhur për të diskutuar çështjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe ka vendosur që do të pritet opozita për t’ju rikthyer Komisionit në mënyrë që të merret një vendim për Këshillin Kombëtar të Integrimit”.

“Është shumë e rëndësishme gjithpërfshirja. Unë e vlerësoj këtë vendim që Komisioni ka marrë dhe shpresoj që opozita të reflektojë dhe të paktën t’i rikthehet Komisionit Parlamentar të Integrimit, pasi ka bërë një premtim që do të jetë aty për të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian”, ka thënë Gjosha.

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ne komisionin parlamentar te Integrimit Europian Foto Albert MyftarajNdërkohë, ajo që opozita kundërshton nuk është projekti i Këshillit Kombëtar të Integrimit, por bashkëkryesimi, pasi sipas opozitës, është një hapësirë që i duhet lënë e gjitha asaj.

“Unë e kam thënë vazhdimisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për faktin se kush e kryeson Këshillin. Të gjithë ne jemi të interesuar për mënyrën si funksionon ky Këshill dhe që ai të monitorojë dhe të këshillojë në lidhje me reformat për procesin e integrimit”, është shprehur Gjosha. Ministrja Gjosha gjithashtu ka theksuar se bojkoti i opozitës ndikon mjaft te procesi i integrimit evropian. “Bojkoti i opozitës ndikon te të gjitha proceset, por ndikon akoma dhe më tepër te procesi i integrimit, pasi është i vetmi proces që kërkon gjithpërfshirje. Nuk kërkon vetëm maxhorancën të jetë e gatshme për të vazhduar reformat, por edhe opozitën që ka një detyrim madhor ndaj vendit gjithashtu në këtë proces”, është shprehur Gjosha.

Lidhur me modelin që është ndjekur për Këshillin Kombëtar të Integrimit, duke qenë se opozita pretendon se nuk është ndjekur modeli kroat, Ministrja Gjosha ka thënë se, “modeli kroat nuk është i vetmi që ekziston. Kemi modelin e Kosovë, Malit të Zi, Serbisë, pasi secili nga vendet e ngre Këshillin Kombëtar në momentin në të cilin ndodhet vendi në lidhje me procesin e integrimit dhe atë politik. Në momentin kur ne ndodhemi, ku ne kemi një bojkot të opozitës, është shumë e nevojshme që Këshilli të promovojë dialogun politik. Dialogu politik më i mirë i mundshëm është me një bashkëkryesim të maxhorancës dhe opozitës të cilin ne mendojmë që do ti japë shtysë jo vetëm mirëkuptimit dhe kompromisit por do t’i japë shtysë të gjitha reformave që i duhen vendit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button