Kosova

Garda amerikane trajnon FSK-në për raste emergjente

Garda Kombëtare e IOWA-s vazhdon të mbështesë institucionet e sigurisë në vend, të cilat kanë për qëllim reagimin e shpejt në rastet e fatkeqësive.

garda-amerikane-trajnon-fsk-n-euml-p-euml-r-raste-emergjente_hdPër këtë, Garda Kombëtare e IOWA-s organizoi seminar për FSK-në, me temë “Ndërtimi i kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive”, që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve në rastet kur Kosova përballet raste të fatkeqësisë.

Nënkolonel Davis Havercamp nga Garda Kombëtare të IOWA-së tha se qëllimi i punëtorive ka qenë integrimi i funksioneve emergjente brenda Kosovës.

“Qëllimi i punëtorive ka qenë integrimi i funksioneve emergjente brenda Kosovës. Po ashtu qëllimi ka qenë integrimi i funksioneve të cilat janë brenda Ministrisë së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Edhe qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë përpilimi apo përgatitja e ushtrimeve që synojnë menaxhimin e emergjencave të tilla në rast se shfaqen. Qëllimi i kësaj punëtorie është që t’i ndihmojmë partnerëve tonë në Kosovë që të përgatisin ushtrime të tilla që me sukses t’i përgjigjen katastrofave të tilla në rast se paraqitën. Edhe ky është qëllimi i përgjithshëm i këtyre e posaçërisht këtij të fundit”, tha Havercamp.

Drejtori i Departamentit të Gatishmërisë në Agjencinë për Menaxhimin Emergjencave, Hajriz Sejdiu tha se ky seminar i ka paraprirë një pune të shkëlqyeshme që kanë pasur që nga mesi i vitit 2014 me Gardën e IOWA-së dhe FSK-në që ka të bëjë në ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive në nivel vendi.

“Qëllimi kryesor i kësaj tryeze është që të dizajnojmë një ushtrim tavoline që ka të bëjë me vendimmarrësit për të testuar pjesë të planit për reagim emergjent kombëtarë dhe natyrisht sistemit të menaxhimit të integruar të emergjencave. Besoj se shumica e institucioneve shtetërore duke filluar edhe nga niveli lokal siç është kryetari i Komunës, por edhe në nivel qendror siç janë agjencitë, janë të njoftuara dhe e dinë se nga viti 2010 ekziston një sistem i menaxhimit të emergjencave dhe një plan i reagimit kombëtarë. Nuk kemi pasur rastin që shpesh t’i testojmë këto dy dokumente të rëndësishme për menaxhimin e fatkeqësive në nivel vendi. Prandaj kjo është e mirëseardhur edhe për neve si agjenci e menaxhimit emergjent të cilët jemi bartës të këtyre çështjeve”, tha Sejdiu.

Ndërsa, nënkolonel Rifat Sylejmani, shef i sektorit për plane dhe operativa në Ministrinë e FSK-së tha se kjo punëtori është vazhdimësi e seminareve dhe punëtorive tjera ku për qëllim kanë pasur përgatitjen e një ushtrimi në tavolinë.

Ai tha se FSK posedon të gjitha kapacitete për të ndihmuar në raste të fatkeqësive në rast se ndodhin në Kosovë. Në këtë seminar kanë marr pjesë edhe Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button