☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.37% SOL $83.3700 ▲ +0.69%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gazi, Sekretariati i Energjisë: Shqipëria duhet të ndërtojë bazat e tregut të brendshëm

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik edhe në territorin shqiptar u pa si një rast i “artë” për vendin për të përfituar dhe për të zhvilluar më tej një treg të brendshëm.

Por edhe pse nga projekti në letër e deri tek nisja e operacioneve tregtare të gazsjellësit kanë kaluar vite dhe gjithçka eci shpejt, vetë Shqipëria nuk ka hedhur hapa domethënës për të rritur përfitimin e saj.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në raportin e përmbledhjes për vendet që janë pjesë e tij sa i takon tregut të gazit në Shqipëri nënvizon se ka nevoje për të ngritjen e infrastrukturës funksionale të brendshme por edhe ngritjen e bazave të një tregu.

Raporti së pari nënvizon se Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është i certifikuar dhe i ndarë në përputhje me vendimin e përjashtimit sipas modelit të operatorit të pavarur të transmetimit. Operatori kombëtar i sistemit të transmetimit Albgaz është certifikuar sipas modelit të ndarjes së pronësisë. Megjithatë, të gjitha kushtet e vendosura në vendimin e certifikimit janë ende të paplotësuara siç është kalimi i plotë e kompetencave mbi vendimet për investime në ministrinë që ushtron kontroll mbi Albgaz.

Së dyti sa i takon tregut me shumicë raporti nënvizon se nuk ka një të tillë por janë hedhur disa hapa sa i takon rregulloreve. Në tregun me pakicë edhe pse nuk ka në vetvete një të tillë kuadri ligjor sekondar është adoptuar.

Ndërlidhja dhe integrimi rajonal sipas Sekretariatit është një tjetër pikë që kërkon vëmendje.

“Pas funksionalizimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), Shqipëria është zyrtarisht e lidhur me tregjet e gazit. Shqipëria është kthyer në një vend tranzit, pasi TAP ka filluar operacionet tregtare dhe po kryen një test tregu për zgjerimin e kapaciteteve të saj. Kohët e fundit, Shqipëria ka promovuar një burim furnizimi me bazë LNG për projektin e tij të braktisur prej kohësh të konvertimit të termocentralit (TEC) Vlorë në gaz. Në në të njëjtën kohë, ai synon të bëhet edhe një rrugë tranziti e LNG-së Italia nëpërmjet TAP-it. Megjithatë, nuk ka përparim në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës së saj të gazit. Gazsjellësi Shqipëri – Kosovë* (ALKOGAP) është një projekt me Interes i Komunitetit të Energjisë (PECI). Gazsjellësi Jon Adriatik (IAP) është një projekt me interes të ndërsjellë (PMI)” vëren raporti.

Në finale Sekretariati rekomandon që Shqipëria të zbatojë kushtet e certifikimit për Albgaz dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për ta bërë atë një operator funksional të sistemit të transmetimit.

Po kështu Shqipëria duhet të ndërmarrë veprime koherente për të krijuar një treg funksional gazi për të shfrytëzuar potencialin e infrastrukturës prezente në vend dhe për të krijuar një bazë tregu për planet e zhvillimit të infrastrukturës.

1 Koment

  • SEO Guy 11 January 2023, 14:54

    Depozitat e gazit duhet te ishin vene qe ne vitin1995 atehere kur filloi kufta ne Kosove

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.