Ekonomia

Gazjellësi, mediat e Azerbajxhanit: Impakt pozitiv në standardin e jetesës në Shqipëri

Azerbajxhani synon jo vetëm të furnizojë Europën me gaz, por edhe ta kontrollojë atje, bën të ditur gazeta e Azerbajxhanit “AzerNews”. Çështja qëndron tek fakti se Azerbajxhani nuk do të furnizojë vetëm vendet europiane me një burim të nevojshëm, por do të krijojë edhe një rrjet shpërndarjeje tek disa prej këtyre vendeve.

gazjellesiKjo sipas gazetës, do të rrisë ndjeshëm nivelin e gazifikimit të Europës në tërësi. Dëshira e disa vendeve europiane për të marrë gaz nga Azerbajxhani dhe mundësitë e këtij vendi për t’i furnizuar ato, flet për perspektiva të mëdha të një bashkëpunimi të tillë, që sjell përfitim të përbashkët.

Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, i cili po ecën me ritme të shpejta drejt nisjes së zbatimit të tij, është sipërmarrje e përbashkët përfituese, thekson gazeta. Falë këtij projekti, Shqipëria do të marrë gaz nga Azerbajxhani dhe infrastrukturë të zhvilluar në zonën ku do të shpërndahet. Qytetet e largëta të vendit do të kenë akses në burimin më të rëndësishëm të energjisë, çfarë do të ketë një impakt pozitiv në standardin e jetesës së popullsisë.

Kompania kombëtare e gazit në Azerbajxhanit, SOCAR, do të ketë nga ana e saj disa përfitime financiare. Gjithashtu, nuk duhet përjashtuar mundësia që nëse projekti do të rezultojë i suksesshëm, vendet e tjera në rajon do të duan të përfshihen në bashkëpunim. Deklarata e fundit e SOCAR vë në dukje edhe qëllimet serioze të kësaj kompanie pas deklarimit të një tenderi të veçantë, për të përcaktuar auditorin që do të përgatisë një studim të fizibilitetit të projektit dhe vlerësimin e gjendjes aktuale të infrastrujtirës së gazit në Shqipëri. Nëse projekti vërtetohet si i përshtatshëm, zbatimi i tij do të nisë në mars të vitit 2016.

Komisioni Europian po merr gjithashtu në konsideratë marrëveshjen që SOCAR do të blejë 2 të tretat e aksioneve të operatorit të sistemit të transmisionit të gazit natyror grek DESFA. Nëse marrëveshja arrihet me sukses furnizimi me gaz i kompanisë SOCAR në Europë nuk do të jetë i kufizuar për Shqipërinë. Më parë, Bullgaria, Hungaria dhe Republika Ceke shprehën dëshirën për të blerë direkt gaz nga Azerbajxhani. Duke marrë parasysh që konsumimi i gazit në këto vende është relativisht i ulët, projekti për 10 milion metër kub gaz që është planifikuar për në Europë nëpërmjet TAP, do të jetë i mjaftueshëm për këto vende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button