☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.39 ▲0.12%
ARI 4,864 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,052 ▼ -0.33% ETH $2,315 ▼ -1.23% XRP $1.3570 ▼ -1.12% SOL $83.4000 ▼ -2.82%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,864 ▲0.29 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,864 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gecaj: Nuk do të lejojmë të harrohen vrasjet politike

Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se nuk duhet të mbeten të pandëshkuara vrasjet politike, posaçërisht ato të bëra në rrethana tepër të rëndësishme e shumë të ndjeshme për fatin e një vendi, sikundër ato në të cilat gjendej Kosova kur u vranë veprimtarët të LDK-së.

Gecaj në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka kohë të mirë, apo jo të mirë, kur duhet të kërkohet ndëshkimi i kriminelëve.

Sipas tij, nuk ka parti politike, institucion shtetëror, familjar apo njeri që nuk ka të drejtë ta kërkoj ndëshkimin meritor për vrasësit.

Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“NDËSHKIMI I VRASËSVE DHE “KOHA E (PA)PËRSHTATSHME”!

Është intriguese se si kur ne përmendim vrasjet e aktivistëve tonë ndër më të mirët, këto pastaj debatohen dhe diskutohen më shumë nga tjerë se sa nga ne; nga ata të cilët donë të na predikojnë se nuk është e moralshme që ata t’i përmendim; thuajse ata të kishin qenë ndonjë dëm kolateral (collateral damage) i domosdoshëm i kohës.

Kriminelët duhet të ndëshkohen. Vrasjet nuk parashkruhen. Nuk duhet të mbeten të pa ndëshkuara vrasjet politike, posaçërisht ato të bëra në rrethana tepër të rëndësishme e shumë të ndjeshme për fatin e një vendi, sikundër ato në të cilat gjendej Kosova kur u vranë veprimtarët të LDK-së, atdhetarët që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për të pasur ne atë që kemi sot. Kur vrasësit nuk dalin para gjyqit, ndodhin shumë të këqija, për shumë kohë. Kalimi i kohës nuk i qet në harresë ato vrasje jo. Nëse ka qëllim dikush që kjo të ndodh, ju garantojmë se ne të LDK-së jemi këtu që kjo të mos ndodh. Mosndëshkimi i vrasësve prodhon efekte shumë negative për familjarët, për vendin, për politikën, për gjyqësinë, etj. Prandaj nuk ka kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme kur duhet të përmendet kjo e vërtetë e kobshme. Nuk ka kohë të mirë, apo jo të mirë, kur duhet të kërkohet ndëshkimi i kriminelëve. Nuk ka parti politike, institucion shtetëror, familjar apo njeri që nuk ka të drejtë ta kërkoj ndëshkimin meritor për vrasësit. Vetëm ata që duan që kjo mynxyrë të harrohet, vetëm ata që nuk duan dritë në këtë pjesë të errët të historisë sonë të re, mendojnë se kjo çështje nuk duhet të përmendet, apo duhet të përmendet vetëm diku, vetëm disi dhe vetëm nga disa. Absolutisht e papranueshme.

Përkundër të gjithave, ne, aktivistët e LDK-së, jemi politikanë, jo hetues, jo prokurorë dhe jo gjyqtarë; dhe si të tillë, ne mund t’i kemi perceptimet tona, si çdo njeri tjetër, se cili individ apo cili organizëm do të mund të ishte përgjegjës për këtë apo për atë vrasje. Megjithatë, janë organet e ndjekjes dhe të drejtësisë ato të cilat duhet, dhe shpresojmë e besojmë se do t’i ndriçojnë këto vrasje makabre të aktivistëve të LDK-së. Por, e jona është që të mbajmë institucionet relevante dhe opinionin vazhdimisht në alert dhe të vetëdijshëm për këto krime ende të pasqaruara, dhe këtë jo vetëm në kohëra fushatash, por në çdo kohë dhe në secilin aktivitet tonin”. (sic).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.