☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.07 ▼0.01%
ARI 4,412 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,188 ▼ -0.13% ETH $2,639 ▲ +0.19% XRP $1.4114 ▲ +0.03% SOL $110.8100 ▼ -0.12%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.07 ▼0.01 % ARI 4,412 ▼0.29 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.07 ▼0.01 % ARI 4,412 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Gjendet në Dajt një xhup me njolla gjaku, i përket Ruzhdi Hoxhës/ Biznesmeni është i zhdukur prej ditësh

Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku në Dajt, i cili i përket biznesmenit 43 vjecar Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.
Sektori i hetimeve të vrasjeve pasi ka gjetur në Dajt xhupin, është bindur se ai i përket biznesmenit pas përshkrimit të veshjes që familja e Hoxhës kishte bërë.
Burime nga sektori i hetimeve i thanë gazetares Anila Hoxha se ata janë afruar në një humnerë dhe besojnë se janë shumë afër vendit ku kanë gjetur gjurmë të Ruzhdi Hoxhës.

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Djali i Ruzhdi Hoxhës, thotë se ai ka dalë me shoqërinë, me të cilët njihej prej vitesh. Njëri prej shokëve të tij, është dhe Ferdinant Rrushi, i cili është tashmë i arrestuar nga policia. Burimet policore bëjnë me dije se ndalimi i 43-vjeçarit është bërë për shkak se kërkohet nga Italia për tu ekstraduar për trafik të lëndëve narkotike. Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij këtu në zonën e 3 dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit. Versioni se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në prani të një stacioni. Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Nderkohe celulari i biznesmenit që rezulton i zhdukur që prej 20 tetorit, Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë pasdite pranë zonës së njohur si Shkolla e Bashkuar në Tiranë. Mësohet se telefoni ka qenë i fikur, por grupi hetimor pas kërkimeve ka zbuluar vendndodhjen e tij.

Tashmë aparati celular do të zbërthehet për të parë nëse mes telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera nga Hoxha me persona të tjerë, mund të zbulohen detaje mbi pengmarrësit. Gjithashtu mësohet se policia është vënë në lërkim të një mjeti të dyshimtë me të cilin dyshohet se udhëtonin pengmarrësit e Hoxhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.