Kronika
Gjendet në Vjosë trupi i 27-vjeçarit të mbytur
Zhytësit e ushtrisë mundën të gjejnë trupin e pajetë të 27-vjeçarit Denis Gjoka, i cili mesditën e djeshme u zhduk në ujërat e lumit Vjosë.
Viktima punonte në një pikë përpunimi të inerteve pranë Fierit, kur hyri në lumë për t’u freskuar, por pa mundur të dilte më. Kolegu i tij 53-vjeçar njoftoi menjëherë policinë e cila nisi kërkimet.
Në ndihmë shkuan skuadrat e polombarëve të ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se viktima është gjetur disa kilometra më tej në afërsi të fshatit Mifol.