☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.97 ▲0.75%
ARI 4,242 ▼7.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,457 ▼ -0.54% ETH $2,047 ▼ -1.86% XRP $1.3740 ▼ -1.58% SOL $85.9100 ▼ -1.73%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Gjenerali amerikan paralajmëron rreziqe në Ballkan

Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili në një tekst autorial në “The Washington Post” kishte vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, ‘prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë’.

Në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark, i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë, transmeton RTK.

Duke folur për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin të cilin e kanë në rajon Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thënë se këto shtete “e luajnë lojën ballkanike”.
“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan.
Ai ka shtuar se duhet të punohet shumë fuqishëm në luftë kundër korrupsionit nëpër qeveri.
“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të pres se do të bëhet milioner.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.