Keshilla

Gjërat që bëjnë para gjumit njerëzit e suksesshëm

Psikologji

 Nëse doni të prekni suksesin, atëherë duhet të njihni sjelljet që i çuan ata që e kanë arritur para jush, aty ku ju synoni. Çdo çast i ditës ka rëndësi, por koha para gjumit siguron ose pengon një performancë të shkëlqyer për të nesërmen

ToDoListGjëja e fundit që bëni përpara gjumit ka ndikim të rëndësishëm në humorin dhe energjinë në ditën pasuese, duke qenë se përcakton sesa mirë dhe sa gjumë do të flini.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se suksesi i tyre fillon dhe përfundon me shëndetin e tyre mendor e fizik dhe është pothuajse i varur nga koha e gjumit. Kjo e bën rutinën e gjumit një ritual kyç për shumë persona të suksesshëm dhe për ata që duan të jenë të tillë.

Leximi

Ekspertët bien dakord se leximi është gjëja e fundit që bëjnë përpara gjumit shumica e atyre që kanë arritur suksesin. Michael Kerr, një folës ndërkombëtar për biznesin, thotë se ai njeh shumë liderë biznesi që e kalojnë kohën para gjumit duke lexuar, saqë e konsiderojnë këtë si një aspekt të padiskutueshëm të kalendarit të tyre.

“Kjo nuk është veçanërisht për leximin në fushën e tyre, por në fakt ata preferojnë të kenë dijeni nga shumë burime, duke besuar se ndihmon në nxitjen e kreativitetit dhe pasionit në jetën e tyre.” Disa preferojnë të lexojnë lajmet e ditës, rrjete sociale, romanë ose filozofi të lashtë.

Lista e planeve

“Kthjellimi i mendjes për të pasur një gjumë të ëmbël është i rëndësishëm për shumë njerëz të suksesshëm”, thotë Kerr. “Shpesh ata gjejnë kohë për të shkruar një listë planesh për ditën e ardhshme, që këto mendime të mos u lodhin mendjen gjatë natës.”

Familja

Michael Woodward, psikolog doktorant i organizimit, thotë se është e rëndësishme të gjesh kohën për të biseduar me partnerin/en, fëmijët apo për të luajtur me qenin.

Laura Vanderkam, autore e librit “Çfarë bëjnë të suksesshmit përpara mëngjesit”, thotë se kjo është një praktikë e zakonshme tek ata që kanë prekur suksesin. “Është e qartë se dikush mund të mos flejë në të njëjtën kohë me partnerin/en, për këtë arsye ka mënyra të tjera të kalimit të kohës së bashku.”

Reflektimi

Kerr thotë se shumë njerëz të suksesshëm gjejnë kohën të reflektojnë përpara gjumit ose të shkruajnë tri gjërat që ata vlerësojnë nga dita që kaloi. “Mbajtja e një ditari mirënjohjeje, i bën njerëzit të vlerësojnë progresin e bërë në një ditë, sidomos nëse po kalojnë një periudhë sfiduese.” Vanderkam shton: “Gjetja e pak çasteve për të menduar se çfarë shkoi siç duhet gjatë ditës, mund t’ju sjellë në humor të mirë”.

Meditimi

Shumë njerëz të suksesshëm përdorin 10 minuta përpara gjumit për të medituar. Dale Kurou, një trajner me bazë në Nju Jork, thotë se është një mënyrë e mirë për të relaksuar trupin dhe për të qetësuar mendjen.

Planifikimi i gjumit

Koha e zënë nuk i lejon njerëzit e suksesshëm të flenë sa duhet, për shkak se duhet të shfrytëzojnë çdo sekondë që kanë. Kjo shpesh sjell mungesë gjumi. Për të shmangur këtë problem, ata planifikojnë orët e gjumit që t’u përshtaten më së miri nevojave të tyre. Vanderkam sugjeron që kur të planifikoni zgjimin, të llogarisni më parë orët e nevojshme për gjumë dhe më pas të konsideroni kohën në të cilën do të kurdisni alarmin.

Larg punës

Ata që janë vërtet të suksesshëm bëjnë çdo gjë përveç punës përpara gjumit. Ata nuk janë të fiksuar në kontrollin e email-eve dhe nuk përpiqen të zgjidhin probleme të punës. Woodward është gjithashtu dakord. “Gjëja e fundit që duhet të bëni para gjumit është kontrolli i email-eve dhe zënia me probleme pune.

Nëse doni të veproni si të suksesshmit, atëherë hidheni punën pas krahëve në çastet e gjumit.

Optimizmi

Nëse keni parandjenjë të keqe para gjumit, do ta keni shumë të largët çastin kur do të mbyllni sytë, por edhe suksesin gjithashtu. Për një gjumë të mirë, ata që kanë prekur suksesin mendojnë me optimizëm për të nesërmen dhe shmangin stresin.

Suksesi

Shumë persona të suksesshëm e kalojnë kohën përpara gjumit duke menduar dhe përfytyruar suksesin që do t’u vijë si meritë e punës së përditshme dhe avantazhet që do të përfitojnë prej tij.

Nga *Business Insider

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button