Gjërat që duhet të bëjë çdo nuse përpara martesës
Dita e dasmës, sidomos për nuset, është një ditë vërtet e veçantë, ku çdonjëra prej tyre kërkon të jetë perfekte. Organizimet marrin shumë kohë, por kjo nuk është e thënë që të lini veten pas dore. Nëse nuk jeni të sigurta për faktin se mund të keni harruar diçka, atëherë ja përkujdesjet e bukurisë, të cilat duhet t’i bëni përpara ditës së dasmës suaj.
- Prova e make-up-it
Prova e make-up-it përpara ditës së madhe është thelbësore për të pasur një ide se si do të jeni apo do të dukeni në ditën e dasmës suaj. Nëse u besoheni duarve të një eksperti për ju do të ishte e mjaftueshme vetëm një provë e tillë, gjatë të cilës do të studiohet grimi më i mirë për pritshmërinë tuaja.
- Prova e modelit të flokëve
Edhe flokët kanë nevojë për vëmendje dhe për këtë është e rëndësishme të provoni tipologjinë e modelit që dëshironi të bëni në ditën tuaj. Edhe në këtë rast është e rëndësishme që t’i besoheni një eksperti i cili është i aftë për të kuptuar stilin tuaj më të drejtë në bazë të detajeve të dasmës dhe të fytyrës tuaj.
- Mendoni për flokët tuaj
Nuk është i rëndësishëm vetëm modeli i flokëve, por edhe ngjyra, prerja dhe fijet e flokëve. Për këtë arsye në muajt përpara dasmës është e rëndësishme të kuroni flokët tuaj duke ndjekur këshillat e parukierit/parukieres.
- Programoni manikyrin
Për të shmangur pamjen e thonjve jo estetikë në ditën e rëndësishme ju duhet t’u dedikoni kohë edhe atyre. Gjeni një estetiste të mirë në mënyrë që të kujdeset për thonjtë dhe duart tuaja përpara martesës. Atë ditë ju duhet një manikyr perfekt apo jo?
- Pastrimi i fytyrës
Jo të gjitha femrat kanë fatin të kenë një lëkurë të bukur. Për këtë arsye është e rëndësishme ta kuroni atë me vëmendjen më të madhe, përmes skrabit, maskave dhe hidratimit të thellë.
- Depilimi i trupit
Mos u gënjeni nga fustani i cili mbulon këmbët tuaja, çdo pjesë e trupit tuaj duhet të jetë e depiluar në mënyrë perfekte, edhe për udhëtimin pas martesës.
- Hiqni qimet ose pushin e dukshëm nga fytyra
Edhe fytyra juaj do të jetë në qendër të vëmendjes, ndaj e domosdoshme është të hiqni qimet ose pushin e dukshëm në sipërfaqen e saj. Këtë gjë mos e bëni vetë, por drejtohuni një eksperti i cili di të punojë me mënyrën më efikase në bazë të pritshmërive tuaja.
- Vetullat
Ato janë shumë të rëndësishme, në mënyrë që fytyrën tuaj ta bëni edhe më të shkëlqyeshme dhe të mrekullueshme. Por kujdes duhet ta bëni me formën e duhur. Në fakt, çdo femër ka karakteristika të ndryshme dhe për këtë vlen një përqendrim i madh nga ana e atij i cili do të merret me to.
- Zbardhni dhëmbët
A dëshironi një buzëqeshje vezulluese në ditën më të bukur të jetës suaj? Zbardhni dhëmbët! Mund t’i drejtoheni një dentisti, ose të zgjidhni një ilaç natyral i cili e bën buzëqeshjen tuaj borë të bardhë.
- Lëkurë e butë
Mos mendoni vetëm për lëkurën e fytyrës, por edhe atë të të gjithë trupit. Gjithçka për ditën e madhe do të jetë perfekte: asnjë pjesë e trupit tuaj nuk duhet të jetë e thatë apo e pahidratuar. Me shumë kujdes duhet të merreni me bërrylat dhe këmbët.