Gjermania i kërkon Iranit angazhim serioz në negociatat me SHBA-në
Gjermania i kërkoi sot Iranit të angazhohet në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një muaj pas fillimit të ofensivës izraelito-amerikane kundër Teheranit, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas një takimi të G7-s në Francë.
“Regjimi iranian do të bënte mirë të angazhohej tani në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.
“Ka shenja fillestare se diskutime të tilla mund të zhvillohen”, shtoi ai, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G7-s pranë Parisit, ku mori pjesë edhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.