☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.32 ▼0.7%
ARI 4,204 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,244 ▼ -0.04% ETH $1,738 ▲ +0.23% XRP $1.1377 ▼ -0.66% SOL $74.0700 ▲ +1.18%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.32 ▼0.7 % ARI 4,204 ▼0.99 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.32 ▼0.7 % ARI 4,204 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Gjigantët e teknologjisë përballen me “taksën dixhitale” në Europë

Firmat e mëdha të teknologjisë mund të detyrohen të paguajnë më shumë taksa, në kuadër të planeve të reja të lajmëruara nga Komisioni Europian.
Ky i fundit njoftoi se kompanitë me të ardhura të mëdha “online” duhet të paguajnë 3% taksë mbi fitimet për shërbimet e internetit, gjë që sipas analistëve mund të sjellë taksa deri në 5 miliardë euro.

Propozimi prek firma si “Facebook” dhe “Google”, me të ardhura vjetore globale mbi 750 milionë dollarë dhe të ardhura të taksueshme në BE mbi 50 milionë euro.

Lëvizja e Brukselit pason kritika të shumta se gjigantët e teknologjisë paguajnë pak taksa në Europë.

Komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici tha se vakuumi aktual ligjor ka krijuar boshllëqe të mëdha në të ardhurat publike të vendeve anëtare. Ai theksoi se, planet e KE-së nuk janë një strategji kundër Shteteve të Bashkuara apo gjigantëve amerikanë të teknologjisë.

Sipas Komisionit, kompanitë kryesore dixhitale paguajnë 9.5% taksë në BE, shumë më pak sesa 23.3% që paguajnë kompanitë tradicionale.

Taksa e propozuar prek të ardhurat “online” nga reklamat në motorët e kërkimit apo mediet sociale, tregtinë “online” dhe shitjen e të dhënave të përdoruesve. Kompanitë e teknologjisë si “Google”, “Amazon”, “Facebook”, etj., e kanë kundërshtuar propozimin duke thënë se paguajnë taksa sipas ligjeve në fuqi.

Plani i KE-së nuk ka as mbështetjen e të gjithë Europës, pasi disa vende anëtare, si Irlanda, nuk janë dakord me të dhe thonë se do të sjellë pasoja negative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.