Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.73 ▼2.93%
ARI 5,014 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,786 ▼ -0.81% ETH $2,316 ▼ -0.76% XRP $1.5166 ▼ -1.34% SOL $93.9600 ▼ -0.6%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.73 ▼2.93 % ARI 5,014 ▲0.12 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.73 ▼2.93 % ARI 5,014 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: 80 % e investimeve nga donatorët, të adresuara në sektorin energjitik

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri u shpreh të mërkurën, se transparenca, është kontribut për mirëqeverisjen e vendit.

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) publikoi raportet e vitit 2013 dhe 2014, kreu i Energjitikës vlerësoi të dhënat e çertifikuara për sektorin e naftës, gazit, minierave dhe hidroenergjisë, ndërsa vuri në dukje se  80 % e investimeve te huaja nga donatorë jane te adresuara ne sektorin energjitik.
Gjate fjales se tij ministri Gjiknuri vuri theksin ne rendesine e publikimit të te dhënave për pasuritë natyrore të vendit.

“Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi. Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar’-tha Gjiknuri.

Ndersa nenevizoi se, rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. “Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim.”, tha Gjiknuri.Gjiknuri

Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi i naftës për 2013-2014. “Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan.”, theksoi Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.