Ekonomia

Gjiknuri: Do të mbyllim “dritaren abuzive” me energjinë elektrike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri garantoi sot se reformat që kanë nisur në një vit në sektorin energjetik po ndihmojnë në eleminimin e fenomenit të korrupsionit në Shqipëri.
damian-gjiknuri“Ne do të krijojmë në janar Regjistrin elektronik të koncensioneve, ku kushdo mund të monitorojë zbatimin e kontratave”, tha ai gjatë Forumit kundër korrupsionit, që po mbahet sot në Tiranë.
Duke analizuar situatën e një viti më parë në sektorin energjetik, që e quajti “të zhytur në korrupsion dhe jashtë kontrollit” dhe premtimit për vënien e tij nën kontroll, Gjiknuri paraqiti hapat që u morrën për t’a vënë nën kontroll rishikimin e koncensioneve, që pengonin zhvillimin e ndershëm përmes marrjes së lejeve për tregti.
“Duke bërë transparencë, ne në një vit rishikuam koncensionet, kemi hequr 40 leje në sekt energjisë dhe 200 leje minerare, ndërsa kemi zhvilluar gara tasnparente dhe në mbrojtje të mjedisit”, tha Gjiknuri.
Ai pohoi se për koncensionet do të vijojë liberalizimi dhe thjeshtimi i proceseve.
“Shpejt do të kalojë ligji i ri për enrgjinë ku nuk do lejohet me falsitetet dhe ato lloj kontratash dhe investime pa përfitime ekonomike, të cilat janë e keqja e vetes”, tha Gjiknuri, që sektorin elektroenergjetik e quajti “sektor ku kolapsi është nga borxhe shumë të mëdha, praktika të shumta korruptive”.
Sipas tij, ka korrupsion brenda sektorit dhe mes kompanive që veprojnë në energji.
Në luftën kundër korrupsionit, ministri cilësoi operacionin e nisur nga OSHEE duke u shprehur se ” ky operacion do të jetë sjellje e përditshme”.
Ministri theksoi se vetëm nga ulja me 7% e humbjeve, janë përftuar 45 milionë usd, nga rritja e arkëtimeve 60 milionë usd, mbi 700 penalizime.
Ai premtoi se “nuk do të heqim dorë për ta kthyer ligjshmërinë në sektorin e energjisë elektrike”.
Gjiknuri njoftoi zbatimin e reformës tarifore, që lidhet edhe me luftën kundër me korrupsionit, sepse vendosja e fashës krijoi shumë abuzime. “Ne do të mbyllim drittaren abuzive me energjinë elektrike”, tha ai.
Duke u ndalur në sektorin hidrokarbur, ministri i MEI-it vlerësoi punën në kompaninë publike “Albpetrol”, që sivjet pas shumë vitesh, ja doli të derdhë në buxhet 35 milionë usd edhe nga zbatimi i kontratave të marrëveshjeve Hidrokarbure me kompani private.
“Ne do të heqim shpejt dy licenca korruptive”, tha Gjiknuri, që garantoi vijimin e garave në këtë sektor. “Për cdo burim natyror do të ketë garë transparente”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button