☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,493 ▼ -0.77% ETH $1,998 ▼ -1.36% XRP $1.3203 ▼ -1.99% SOL $81.7900 ▼ -2.02%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Gjiknuri e Haxhinasto mbyllin fushatën: Gramshi, në fokus të qeverisë

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane ka mbyllur fushatën zgjedhore për bashkinë e Gramshit. Në mitingun përmbyllës ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Ata kërkuan votën për kandidaten e majtë, Luljeta Dollani, ku premtuan se Gramshi do të vazhdojë të jetë në fokusin e qeverisë për rritjen e investimeve e punësimit.

“Qeveria shqiptare e shikon me vëmendje edhe rezultatin në Gramsh. Fitorja këtu do të jetë një garanci më shumë për të gjitha ato investime dhe premtime që kemi dhënë. Hidheni votën ku duhet, votoni Luljeta Dollanin, votoni për të ardhmen tuaj. Mos u merrni me konfliktet e Tiranës pasi gramshioti ka nevojë për dinjitet por jo një dinjitet siç e thonë ata. Ka nevojë për dinjitet real, investime e punësim dhe këtë e garantojmë me qeverinë e koalicionit të majtë dhe me Luljeta Dollanin në krye. I bëj edhe njëherë thirrje komunitetit gramshiot, votat për Luljetën, votoni për koalicionin e majtë dhe do ta shikoni vit për vit se jeta juaj do të përmirësohet”, tha ministri Gjiknuri.

“Ju siguroj se pas 21 Qershorit, qeveria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Gramshin me qëllim që jeta e gjithësecilit prej jush të përmirësohet, të keni më shumë mirëqenie e të keni më shumë shpresë për fëmijët tuaj por edhe për vet ju padiskutim. Edhe njëherë fitore më 21 Qershor. Votën për Luljeta Dollanin dhe votën për Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, u shpreh ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.