☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,743 ▲0.27%
DOW 52,536 ▲0.3%
NASDAQ 26,509 ▲0.12%
NAFTA 102.64 ▲2.74%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,529 ▼ -0.04% ETH $2,334 ▼ -0.61% XRP $1.3141 ▼ -0.53% SOL $101.1900 ▲ +0.13%
S&P 500 7,743 ▲0.27 % DOW 52,536 ▲0.3 % NASDAQ 26,509 ▲0.12 % NAFTA 102.64 ▲2.74 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,743 ▲0.27 % DOW 52,536 ▲0.3 % NASDAQ 26,509 ▲0.12 % NAFTA 102.64 ▲2.74 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Krijimi i bursës së energjisë kërkon elementë rregullatorë shumë të fortë

Çështjet që lidhen me tregun e energjisë në rajon, liberalizimin e këtij tregu, dhe bursën e energjisë, ishin pjesë e diskutimeve të konferencës me temë “Tregu i ditës në avancë si pjesë e politikave liberalizuese dhe integrimit rajonal të tregjeve të energjisë”, organizuar sot në Tiranë.

Ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh gjatë fjalës së tij se ky aktivitet ka si qëllim për të kuptuar gjithë avantazhet dhe mundësitë që krijohen për partnerët në sektorin elektroenergjitik.

“Sektori elektronenergjitik ka krijuar stabilitet financiar dhe ky është hapi i parë i domosdoshëm për të folur për investimet dhe për reformat rregullatore. Krijimi i bursës së energjisë kërkon elementë rregullatorë shumë të fortë. Projektet e qeverisë kanë qenë për të nxitur prodhuesit e energjisë. Mundësitë që ka Shqipëria me rezervat e saj dhe me një prodhim relativisht të lirë në krahasim me vendet e tjera do të bëjë që biznesi privat investimet t’i ketë të sigurta në një treg të qëndrueshëm”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, nga ana tjetër të rëndësishme janë investimet publike në sektorin e energjisë.

Ndërsa Gani Koci, zëvendësministër kosovar i Zhvillimit Ekonomik u shpreh se viti 2017 do të jetë vit kritik për sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, por sipas tij paraqet edhe mundësi domethënëse për pjesëmarrësit aktual dhe të ardhshëm të tregut, si dhe për konsumatorët.

“Sektori i energjisë mbetet një nga sektorët më sfidues për ekonominë e Kosovës. Përpjekje dhe investime të shumta janë bërë në këtë fushë, por sfida të shumta mbeten ende. Qarkullimi i lirë i energjisë mes shteteve është gurë themeli i liberalizimit të tregut. Shqipëria dhe Kosova kanë marrë përsipër të impelmentojnë obligimet specifike që lidhen me qasjen në infrastrukturë dhe të promovojnë integrimin e vërtetë të tregut”, ka shtuar ai në fjalën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.