Gjirokastër/ U kap me ilaçe kontrabandë duke udhëtuar në taksi, arrestohet 44-vjeçari
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në një taksi ku ishte si pasagjer.
Forcat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet D. P., banues në Gjirokastër. Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.