☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,717 ▲ +1.72% ETH $2,232 ▲ +2.46% XRP $1.3464 ▲ +0.76% SOL $84.2100 ▲ +1.54%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Gjirokastër, zbulohen fragmente të një kalldrëmi të vjetër

 Fragmente të një kalldrëmi të vjetër janë zbuluar gjatë punimeve restauruese të kryera para disa kohësh në disa objekte të Qendrës Historike të Gjirokastrës. Pjesët e kalldrëmit të vjetër ndodhet rreth 1,5m nën nivelin e kalldrëmit ekzistues. Materiali i përdorur për ndërtimin e këtij kalldremi është gur i zi në formë dhe përmasa jo të rregullta në krahasim me gurët e kalldrëmit ekzistues të rrugëve të qytetit të Gjirokastrës. 

Ky fakt, sipas specialistëve të monumenteve të kulturës në Gjirokastër, tregon se ky kalldrëm ka funksionuar në një periudhë tjetër kohore . Gjithashtu, pozicioni i kalldrëmit të zbuluar është më në thellësi jo vetem me kalldremet aktuale të Gjirokastrës , por edhe me ndërtesat historike ekzistuese.

Arkeologu Vladimir Qirjaqi ka thënë për atsh-në se pozicioni i kalldrëmeve të zbuluar të bën të mendosh për një nivel tjetër funksional që Pazari i Gjirokastrës ka pasur shumë e shumë vite më parë. Sipas studimeve të kryera vitet e fundit nga specialistët italianë të Rajonit të Markeve dhe specialistët e Drejtorisë së Monumenteve, kanë rezultuar ambjente të nëndheshme (nën nivelin e sotëm të rrugës) në shumë objekte të Pazarit të Gjirokastrës që padyshim të bëjnë të mendosh për një fazë shumë më të hershme të funksionimit të këtij Pazari mbi të cilën do të hidhet më shume dritë në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.