Gjirokastra çel sezonin turistik
Gjirokastra ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2015.
Edhe pse qyteti i gurtë është i vizitueshëm gjatë gjithë vitit, me hyrjen e muajit maj numri i turistëve vendas e të huaj është shtuar.
Një nga elementët e rëndësishëm të promovimit të turizmit cilësohen punimet artizanale dhe gastronomia, ku këtë fillim sezoni është shoqëruar me panairin e trashëgimisë kulturore.
Gatime karakteristike dhe suvenire të ndryshme janë ekspozuar në stendat e ngritura, të cilat janë ndjekur me mjaft interes e pëlqyer nga turistët që kanë qenë në këtë destinacion.
Aktivitete të tilla cilësohen një shtysë dhe nxitje për turizmin prej artizanëve. Kryetari i bashkisë, Flamur Bime, pohon se promovimi i qytetit është me rëndësi për shtimin e turistëve.
Ndërkohë, Gjirokastra po vijon përgatitjet e fundit për Festivalin mbarëkombëtar folklorik 2015.