🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,747 ▲0.72%
DOW 47,422 ▲1.01%
NASDAQ 22,531 ▲0.7%
NAFTA 94.24 ▲1.93%
ARI 5,020 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,815 ▼ -0.73% ETH $2,328 ▲ +1.24% XRP $1.5045 ▲ +1.06% SOL $93.9800 ▼ -0.51%
S&P 500 6,747 ▲0.72 % DOW 47,422 ▲1.01 % NASDAQ 22,531 ▲0.7 % NAFTA 94.24 ▲1.93 % ARI 5,020 ▲0.36 % S&P 500 6,747 ▲0.72 % DOW 47,422 ▲1.01 % NASDAQ 22,531 ▲0.7 % NAFTA 94.24 ▲1.93 % ARI 5,020 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

Gjykata e Posaçme vendosi sot, 17 mars, të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Bëhet fjalë për emra të njohur të botës së krimit si Durim Bami, Aldo Avdyli, Marklen Haka, Jozi Kraja, altin Morina, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik.

Të shtatë ata janë të arrestuar teksa mësohet se janë veçuar nga 20 persona e tjerë të përfshirë në këtë dosje, por që janë në kërkim.

Durim Bami, një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, akuzohet për “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit. Ai u ekstradua nga Dubai në Shqipëri në shkurt të këtij viti.

Nga ana tjetër, Marklen Haka akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “sigurim kushte për vrasje” ndaj Durim Bamit dhe po ashtu “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për dosjen “Revanshi” më 31 janar të këtij viti. Hetimet zbuluan 12 ngjarje kriminale që ndodhën, që u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020.

Ata goditën shtatë grupe kriminale që vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Në total, u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

Komunikimet e Sky të ndërthurura nga hetuesit me detajet e dosjeve të arkivuara pa autorë, treguan se si për arsye hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale, kishin çuar personazhe të botës së krimit në organizimin e atentateve dhe vrasjeve në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.