🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.30 ▲3.07%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,752 ▲ +0.49% ETH $2,339 ▼ -0.83% XRP $1.5329 ▲ +0.01% SOL $95.3300 ▼ -1.13%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjobat e biznesit që pezullohen

Gjykata Kushtetuese rrëzon sërish qeverinë duke shpallur si antikushtetues ligjin që shumëfishon gjobat për biznesin. Kushtetuesja vendosi sot të pranojë kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve
“Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,vendosi: të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Sipas këtij vendimi, biznesit i lihet afat deri më 31 dhjetor të këtij viti që të mbulojnë mallin e pafaturuar. Ky ishte propozimi i Komisionit të Ekonomisë, i cili u miratua dje. Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore”. Por duket se fjalia e fundit e këtij neni nuk i bën shumë nder të gjithë biznesit.
 Ndër masat kryesore që u forcuan nga këto ndryshime, por që tashmë janë të pezulluara, janë:
-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
-Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.