Maqedonia
Gjorçev: Importi nga Maqedonia në Gjermani përkthehet në vende pune për qytetarët tanë
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev ka komentuar marrëveshjet mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për vazhdimin e punëve të përbashkëta që rrisin importin e produkteve të Maqedonisë në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Kemi rritje të importit për në Gjermani për gjashtë herë dhe kjo nuk është punë e vogël. Po të përkthehen në vende pune dhe zhvillim, mësojmë se ka më shumë vende pune dhe më shumë zhvillim për shtetin tonë. Janë duke u hapur fabrika të reja dhe duke u hapur vende të reja të punës në Maqedoni. Punojmë më shumë për të tërhequr investitorë të rinj nga Maqedonia por kryesorja këtu është që vendi të tejkalojë krizën politike.” tha deputeti Vllatko Gjorçev në emisionin ‘Studio e Hapur’ në Tv Nova.