🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.00 ▲1.31%
ARI 5,007 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,529 ▲ +2.07% ETH $2,174 ▲ +3.74% XRP $1.4432 ▲ +2.78% SOL $91.9600 ▲ +4.58%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Gjosha : Krenare që shoh më shumë gra dhe vajza se në 2013

Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, njëkohësisht e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.

Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.

“Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013. Ju falënderoj dhe jam e bindur se kjo do të thotë se në këto zgjedhje lokale, rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë”, – tha Gjosha.

Gjithashtu, Kryetarja e LGI-së kërkoi angazhimin e grave dhe vajzave në këto zgjedhje, duke theksuar se në 21 qershor qytetarët, votojnë alternativën më të mirë për familjet e tyre.

“Në këto zgjedhje lokale mbi të gjitha të gjitha ju që jeni nëna do të votoni edhe për fëmijët tuaj, për çerdhe e shkolla me kushte më të mira, për më shumë hapësira të gjelbërta e sportive,ndaj me besnikërinë tuaj ndaj LSI-së, unë do ju kërkoja që këtë votë t’ia jepni kandidatit të maxhorancës qeverisëse, Veliaj”, – shtoi Kryetarja e LGI-së.

Gjosha, nënvizoi gjithashtu se në zgjedhjet lokale do të ketë dy lloj votash, vota për LSI-në, prej së cilës do të zgjidhen këshilltarët në Këshillat Bashkiakë dhe vota për kandidatin e maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

“Në këto zgjedhje ne përfaqësohemi me 50% kandidate gra dhe vajza, dhe më duhet të theksoj këtu mbështetjen reale që LSI-ja dhe veçanërisht Kryetari i saj, Meta ka treguar ndaj nesh. Është një mbështetje që na nxit të jemi më të angazhuara në këto zgjedhje”, – theksoi Gjosha.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh se kësaj here vota do të shkojë për kandidatët e duhur, në mënyrë që Tirana ti rikthehet punës.

“Tirana ka nevojë për premtime të mbajtura dhe në besojmë se zoti. Veliaj do të mund t’i ofrojë kryeqytetit zhvillimin e munguar, për ta kthyer vërtet në një qytet evropian. Por, gjithashtu me këtë kandidat ne do të mundemi të gjithë të kemi një Kryebashkiak që është pranë qytetarëve dhe zgjidh problemet e tyre”, – deklaroi ndër të tjerash gjatë këtij takimi Klajda Gjosha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.