☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.15 ▼4.55%
ARI 4,554 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,098 ▲ +0.27% ETH $2,173 ▲ +0.83% XRP $1.4184 ▼ -0.34% SOL $92.0100 ▲ +0.68%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.15 ▼4.55 % ARI 4,554 ▲3.45 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.15 ▼4.55 % ARI 4,554 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Gjosha: LSI­ është mbështetësja më e madhe e procesit të integrimit

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha dhe nënkryetarja e LGI-­së, Brunilda Paskali, morën pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e LSI­së, në qytetin e Lushnjës. Bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është riorganizimi i strukturës në këtë qytet, me synim hapjen e mëtejshme të partisë, shtimin e anëtarësimeve të reja dhe forcimin real të rolit dhe kontributit të gruas.

“Është shumë e rëndësishme që ne të afrojmë më shumë gra dhe vajza, sepse çdo energji e re, çdo frymë e re i shërben të ardhmes së LSI. Unë besoj fort se forca e gruas është një nga shtyllat kryesore të LSI­-së, e cila ka treguar se nuk i do gratë vetëm për fushatë, por është e para parti që ka vendosur kuotën 50% në të gjitha instancat e saj drejtuese. Kemi vënë kuotën 50% edhe në këshillat bashkiakë.

Dhe kjo është arritje e madhe, por ajo që duam të bëjmë është që edhe në listat tona parlamentare të kemi 50% gra. Por për këtë duhet punë, duhen kapacitete, duhen njerëz me vizion, të arsimuar, njerëz që mund të jenë pjesë e këtyre listave, në mënyrë që LSI-­ja t’i shërbejë qytetarëve të saj dhe të ketë një zë të fuqishëm brenda parlamentit”, tha kryetarja e LGI-së.

Ndërsa Klajda Gjosha shtoi se LSI­ja sot është forca politike më konstruktive dhe që i ofron qytetarëve siguri dhe platforma të bashkëpunimit.

Ka një mision të jashtëzakonshëm LSI­ja. Është mbështetësja më e madhe e procesit të integrimit. Duke qenë se kam mbajtur postin e Ministres së Integrimit prej 3 vitesh, mund t’ju them se pa LSI­-në kjo do të ishte e pamundur. Këtë e ka treguar në 2009-­n, në 2013-­n dhe së fundmi me reformën në drejtësi e cila u miratua me konsensus, falë punës së jashtëzakonshme të Kryetarit të Kuvendit. Kjo reformë është përshëndetur ndërkombëtarisht dhe kam bindjen se edhe qytetarët e këtij vendi kanë kuptuar shumë. Kanë kuptuar se pa dialog, pa konsensus, pa mirëkuptim mes palëve, Shqipëria nuk mund të ecë përpara”, tha Gjosha, gjatë takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.