Rajoni

Gjukanovic në Sofje/Bullgaria dhe Mali i Zi ndajnë vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka zhvilluar nje vizite ne Bullgari ku eshte takuar ne Sifje me Presidentin e Bullgarise Rumen Radev. Ne konferencen per shtyp presidenti malazez Milo Gjukanoviq theksoi se vendi i tij është shumë mirënjohës ndaj Bullgarisë për mbështetjen e saj për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas Gjukanoviq, i cili me ftesë të presidentit Radev ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Malit të Zi janë shumë të zhvilluara. Sipas Rumen Radevit, vizita e sotme është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes dy vendeve dhe Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi.
“Pres që së shpejti të caktojmë zgjedhjet e parakohshme parlamentare e pas tyre  të kemi qeveri më të qëndrueshme që do të jenë në gjendje të punojnë seriozisht për zhvillimin afatgjatë të bashkëpunimit ekonomik, si një bazë e rëndësishme bashkëpunimin ndërshtetëror.”- tha Gjukanoviq. Lidhur me rrugën evropiane të vendit ai theksoi se pas konsolidimit të pushtetit ekzekutiv, do të riaktivizohne të gjitha potencialet për reforma dhe arritjen e standardeve që do ta rekomandojnë Malin e Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.
“Ne besojmë se kjo është e vetmja zgjedhje e mirë për vendosjen e një stabiliteti të besueshëm në rajonin tonë. Pa stabilitet të besueshëm, nuk është reale të flitet as për zhvillim ekonomik, as për zhvillim demokratik dhe besoj se ky supozim është shumë më i lehtë për t’u arritur nëse lëvizim brenda kornizës së integrimit evropian – tha ndër të tjera Gjukanoviq.
Lidhur me luftën në Ukrainë, të dy presidentët dënuan veprimet ushtarake të Rusisë dhe ndanë një pikëpamje të përbashkët se nevojiten përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund. Në deklaratën e tij, presidenti bullgar theksoi gjithashtu se të dy vendet ndajnë jo vetëm vlera të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta për sigurinë, prosperitetin dhe paqen në rajon dhe falënderoi për pjesëmarrjen e ushtarakëve malazezë në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në territorin e vendin tonë.
Nderkohe gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofje, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u takua me kryeministrin Gëllëb Donev, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për Malin e Zi në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Donev vuri në dukje se ishte procesi i zgjerimit të BE-së ai që u vendos si një faktor stabilizues në rajon dhe një nxitje e fortë për kryerjen e reformave kryesore. U theksuan mundësitë për të rritur tregtinë dypalëshe duke aktivizuar përgatitjen e një Marrëveshjeje dypalëshe për Nxitjen e Investimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button