Kosova

Gjuriq: Formimi i AKS-së i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën

Formimi i Asociacionit të komunave serbe (AKS), është i domosdoshëm për suksesin dhe normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka deklaruar sot drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, duke shtuar se Beogradi do të bëjë presion shtesë dhe veprimtari të mëtejshme diplomatike më qëllim që kjo të ndodhë në vitin 2016, raporton Tanjug.

Sipas Gjuriq, themelimi i AKS-së do të jetë një nga temat në takimet e ardhshme në Bruksel që pritet të fillojnë në fund të janarit, por gjithashtu do të diskutohet edhe çështja e pasurisë, statusit dhe pozitës së kishës ortodokse serbe, transmeton Telegrafi.

“Dëshirojmë që viti 2016 të jetë vit i dialogut, afrimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës që do të ishte në interes të popullit tonë. Një sërë çështjesh të pazgjidhura pronësore, diktojnë atë se çështja e pasurisë së qytetarëve dhe çështja e statusit dhe pozitës së kishës ortodokse serbe, në njëfarë mënyre është e lidhur pjesërisht me çështjen e pronës, dhe kjo do të jetë një prej temave që do të këmbëngulim të diskutohet në Bruksel. Natyrisht, në plan të parë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, kurse sa i përket neve për ne vlen më së shumti formimi i AKS-së”, ka shtuar Gjuriq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button