Kosova
Gjuriq mbledh kryetarët e komunave me shumicë serbe
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do t’i mbledhë të mërkurën në Graçanicë të gjithë kryetarët e komunave që janë të banuar me shumicë serbe.
Kështu bënë të ditur kjo zyrë përmes një komunikate për media, për këtë mbledhje e cila është e para e këtij lloji.
Mbledhja do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Graçanicë, me fillim në orën 10.
“Përveç Drejtorit Gjuriq, në mbledhjen e anëtarëve të Kuvendeve të komunave me shumicën serbe do të jenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri krahinor, Branimir Stojanoviq, ministrat serbë dhe deputetët në institucionet krahinore, kryetarët e komunave dhe mysafirët e tjerë”, thuhet në këtë komunikatë.