☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.66 ▲0.42%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,048 ▼ -0.71% ETH $2,316 ▼ -1.4% XRP $1.3582 ▼ -1.11% SOL $83.5000 ▼ -3.05%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.66 ▲0.42 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.66 ▲0.42 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjuriq: Të mos garojmë për poste, por për pasurinë serbe në Kosovë

Përfaqësuesit e Listës Serbe, për hyrje në qeverinë e Kosovës, nuk guxojnë të garojnë për karrige dhe numra, por për forcën e bashkësisë së komunave serbe, ka deklaruar sot drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, duke shtuar se ata nuk bënë as të përzihen në përplasjet në mes të partive shqiptare.

gjuriq-t-euml-mos-garojm-euml-p-euml-r-poste-por-p-euml-r-pasurin-euml-serbe-n-euml-kosov-euml_hd“Përfaqësuesit e Listës Serbe duhet të garojnë për pasurinë serbe në Kosovë, pastaj për pozitën e SPC-së sa i përket restaurimit të kishave dhe manastireve, si dhe për kthimin e pasurive të kishave, të cilat janë marr në periudhën e kaluar. Duhet të garojnë po ashtu në krijimin e kushteve për kthimin e komunitetit serb, dhe jo të përzihen në çështje tjera politike”, ka thënë Gjuiq për RTS.

Ai ka shprehur bindjen se për serbët e Kosovës lajm i mirë mund të jetë vetëm nëse përfaqësuesit serbë të cilët, sipas tij, duhet të marrin pjesë në një numër serioz në qeverinë dhe nga ato pozita të arrijnë të përmirësojnë jetën e serbëve, e të cilën Gjuriq e ka cilësuar si tejet të vështirë.

“Ky është motivi kryesor dhe shkaku për pjesëmarrje, do të thotë zgjidhja e problemeve praktike dhe ndihma në krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe, si dhe ndihma në këtë proces të dialogut që është para nesh”, ka thënë Gjuriq.

Sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovës, ai bëri të ditur se pala serbe nuk bën matjen e liderëve politikë shqiptarë.

“Të them të drejtën me asnjërin prej tyre nuk është lehtë, sepse ne dimë çfarë është parahistoria e tyre, për të biseduar si në aspektin njerëzor, po ashtu edhe në atë politik”, tha Gjuriq.

Kur bëhet fjalë për paralajmërimet e shtimit të aktiviteteve për pranimin e pavarësisë së Kosovës, Gjuriq tha se këto janë më shumë pamflete politike të partive të tyre, dhe nuk kanë lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të cilat mund të udhëhiqen.

”Serbia ka përkrahje të qëndrueshme në Këshillin e Sigurimit të KB-së, ka mbështetjen e shteteve të cilat formalisht vendosin për mundësinë e pranimit formal të një anëtari të ri, dhe këtu asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi Gjuriq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.