Ekonomia

Gjurmimi i mallit, Beqiraj: Të dhënat do të jepen në kohë reale

Gjurmimi i mallit është një nga vështirësitë kryesore për administratën tatimore. Ankesat e shumta e shitësve me pakicë se nuk pajisen me kupona tatimore nga pikat e shumicës, duket se janë dëgjuar edhe nga Ministria e Financave.

Zv. Ministrja Irena Beqiraj tha se ka pasur edhe raste të kuponave të falsifikuar, por që nuk janë regjistruar në kasa fiskale. Për këtë ajo bëri publike edhe platformën e re teknologjike, që do të mundësojë në kohë reale transmetimin e të dhënave.

“Ministria e Financave dëshiron që të ketë një platformë të re teknologjike që mundëson transmetimin në kohë reale jo vetëm të kuponit tatimor, por transaksioneve me shumicë, biznes me biznes. Marrja e këtyre të dhënave në kohë reale, në të njëjtën kohë instalimi i faturës elektronike, që është një kërkesë bashkëkohore por është një kërkesë edhe e biznesit, pasi ul dhe kostot. Gjurmimi i mallit dhe mundësia e llotarisë në kohë reale do të jenë elementë bazë të kësaj platforme dhe që do të ndihmojnë administratën tatimore “, tha Beqiraj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button