☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▲ +1% ETH $2,044 ▲ +2.02% XRP $1.3535 ▲ +1.53% SOL $83.5700 ▲ +1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata, 25 vite burg vëllezërve Llani, ekzekutuan Arjan Shkretën, plagosën vëllanë e tij

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit dhe ka dënuar me nga 25 vite burg secilin nga dy vëllezërit Jetmir dhe Muharrem Llani, të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë) dhe  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

largea_gjykata1356353508-266x200Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor dhe kërkoi këtë dënim në seancën përfundimtare, të zhvilluar pak javë më parë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, i cili është zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor të dy të pandehurve për vrasjen e shtetasit Arjan Shkreta, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, (viktimat vëllezër me njëri-tjetrin), ngjarje e cila ka ndodhur në datë 04.11.2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Rrethit Kurbin.

Nga hetimi, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se këta dy persona janë autorë të vrasjes së shtetasit Arjan Shkreta dhe vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet me armë zjarri automatik nga ana e vëllezërve Llani.

Shtetasi Leli Shkreta, në momentin e ngjarjes, ka arritur të shpëtojë, ndonëse i plagosur rëndë, pasi është shtirur si i vdekur deri në momentin e largimit të agresorëve nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimit, rezulton se motivi i krimit është gjakmarrja dhe hakmarrja, pasi ndërmjet familjeve Llani dhe Shkreta kishte hasmëri, të nisur rreth 6 muaj para se të ndodhte kjo ngjarje. Në ngjarjen e mëparshme, më saktësisht në dt.05.06.2012, dyshohet se shtetasit Altin dhe Alban Shkreta, vëllezër të viktimës Arjan Shkreta dhe të të dëmtuarit Leli Shkreta, kanë qëlluar ndaj disa anëtarëve të familjes Llani, në të cilën ka mbetur i vdekur djali i mitur i të pandehurit Jetmir Llani. Për këtë vrasje, po në Gjykatën e Tiranës, janë dënuar në një tjetër proces gjyqësor shtetasit Altin dhe Alban Shkreta, të cilët u akuzuan për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.