🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 85.37 ▼9.92%
ARI 5,170 ▲1.3%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Rajoni

Gjykata e Hagës liron para kohe të dënuarin për masakrën e Srebrenicës

Gjykata e Hagës dha lirim të përkohshëm për ish-oficerin serb të Bosnjës Vinko Pandurevic, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg për përfshirjen e tij në masakrat e vitit 1995 në Srebrenicë.

gjykata-e-hag-euml-s-liron-para-kohe-t-euml-d-euml-nuarin-p-euml-r-masakr-euml-n-e-srebrenic-euml-s_hd Presidenti i Gjykatës së Hagës, Theodor Meron aprovoi lirimin e përkohshëm të Pandurevic ditën e premte sepse ish-oficeri ka kaluar më shumë se nëntë vjet e gjysmë në burg, që është më shumë se dy e treta e dënimit të tij.

“Pavarësisht se krimet për të cilat Pandurevic u dënua janë të rënda, fakti që ai ka kryer më shumë se dy të tretën e dënimit të tij dhe ka treguar shenja rehabilitimi, të gjitha këto bien në favor të lirimit të tij,” tha Meron në vendimin e tij.

Pandurevic u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës në mars të vitit 2005. Gjyqqi i tij përfundoi me dënim gjatë një seance dëgjmiore në janar të këtij viti, transmeton gazeta Blic. Gjatë gjyqit, ai i dënoi krimet e kryera në Srebrenicë dhe i kërkoi ndjesë viktimave dhe familjeve të tyre.

Ndërsa kërkonte lirimin e tij të përkohshëm, mbrojtja nxori në pah sjelljen “shembullore” te Pandurevicit në burg dhe praktikën e Gjykatës së Hagës për të lejuar lirimin e të gjithë të burgosurve që kishin kryer dy të tretat e dënimit të tyre.

Edhe katër oficerëve të tjerë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, të cilët u dënuan bashkë me të, iu refuzuan apelet në janar.

Toger kolonelët Vujadin Popovic dhe Ljubisa Beara u shpallën fajtorë për gjenocid dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Dënimi me 35 vjet burg i oficerit Drago Nikolic për rolin e tij në pjesëmarrje dhe mbështetje të masakrës së Srebrenicës u konfirmua.

Dënimi i Radivoje Miletic, i cili shërbente në shtabin kryesor të ushtrisë, u ulë nga 19 në 18 vjet burg. Ai u shpall fajtor për vrasje, persekutim dhe dëbim me dhunë të boshnjakëve nga Srebrenica.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.