Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.93 ▲3.73%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -1.14% ETH $2,178 ▼ -2.88% XRP $1.3327 ▼ -3.5% SOL $81.9300 ▼ -3.18%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë liron nga burgu Elivar Golemin

elivar-Golemi1-466x350Gjykata e Lartë vendosi sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish- Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, e cila akuzohet për shpërdorim detyre në hetimin që organi i akuzës ka ngritur për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga BSH.
Shkalla më e lartë e gjyqësorit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës dhe të Apelit që e lanë Golemin në burg dhe ka ndryshuar masën në “Detyrim paraqitje”.

Ish- Kryeinspektorja nuk përfitoi lehtësim të masës së sigurisë “Arrest me Burg” në gjykatën e Apelit, ndaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Relatori i çështjes Aleksandër Muskaj mori parasysh pretendimet e palës së paditur duke rrëzuar argumentet e Prokurorisë, sipas të cilës mbajtja e Golemit në burg bëhej për arsye sigurie.

Më herët avokati i Elivar Golemit, Fatos Shanaj, bëri me dije se do kërkonte heqjen e masës së “Arrestit me burg” për ish- kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë. Ai argumentoi se nuk plotësohen kriteret që Golemi të qëndrojë në burg. “Ne kërkojmë ndryshimin e masës se sigurisë dhënë nga gjykata dhe që Elivari të gjykohet në gjendje të lirë. Shkaku që është pretenduar nga prokurori nuk është më, dokumentimet janë bërë dhe provat janë mbledhur, qëndrimi i saj në burg është i pakuptimtë”, tha ai

Sipas prokurorisë, gjatë ushtrimit të funksionit Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Golemi kishte kryer disa shkelje, pasi nuk kishte ushtruar auditim konform ligjit për Bankën e Shqipërisë, nuk kishte realizuar kontrolle periodike, nuk i kishte dorëzuar Këshillit Mbikëqyrës raporte e rekomandime për llogaritë dhe regjistrat, si dhe për procedurat buxhetore kontabël dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu, prokuroria arsyetonte se Golemi nuk kishte ushtruar auditim financiar periodik në Departamentin e Emisionit për vitet 2012, 2013 dhe 2014, pikërisht gjatë periudhës kohore kur dyshohet se është kryer vjedhja.

Rekurs në Gjykatën e Lartë ka bërë edhe ish-Guvernatori i BSH-së Ardian Fullani, i cili kërkon heqjen e masës “Arrest shtëpie”, vendosur në 15 shtator nga Gjykata e Apelit.

Në 18 shtator, Kuvendi votoi me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Gjithashtu , Kuvendi votoi me 72 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin për shkarkimin nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”.

Dy zyrtarët e Lartë u arrestuan nën akuzën “Për shpërdorim detyre”, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milion dollarëve nga Banka Qendrore.

Miratimi i këtyre pr/vendimeve nga Kuvendi i hap rrugën vijimit të procedurave për emërimin e drejtuesve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.