🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.47 ▼1.07%
ARI 4,388 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,854 ▼ -3.35% ETH $2,069 ▼ -4.39% XRP $1.3656 ▼ -3.25% SOL $86.7100 ▼ -5.49%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.47 ▼1.07 % ARI 4,388 ▲0.27 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.47 ▼1.07 % ARI 4,388 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë më funksionet e saj publike si zëvendëskryeministre dhe ministre. Vendimi u mor pasi tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i ndanë votat në mënyrë të barabartë, katër me katër, në shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri, Edi Rama, për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar prej pesë votash, sipas parashikimeve kushtetuese, kërkesa e qeverisë nuk u pranua dhe vendimi i GJKKO-së mbetet në fuqi.

Vendimmarrja u nda mes dy qëndrimeve

Qeveria e kishte kundërshtuar pezullimin e Ballukut, me argumentin se masa cenon kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Katër gjyqtarë kushtetues e mbështetën qëndrimin e qeverisë, duke argumentuar se masa e pezullimit, “për nga shkalla dhe intensiteti i saj, prek funksionin kushtetues politik të ministrit” dhe se për këtë arsye kërkohet autorizim paraprak nga Kuvendi. Katër gjyqtarët e tjerë e cilësuan të ligjshëm vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar se Kushtetuta nuk e ndalon një masë të tillë dhe se ajo nuk cenon kompetencat e qeverisë apo të parlamentit. “Sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

Pamje nga mbledhja e komisionit të mandateve në parlamentin shqiptar
Komisioni i mandateve duke diskutuar për heqjen e imunitetit të Belinda BallukutFotografi: Albanian Parliament

Gjykata thekson gjithashtu se Kushtetuta bazohet në ndarjen e pushteteve dhe se çdo ndryshim i garancive për ministrat është çështje që i takon Kuvendit.

Akuzat e SPAK për Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAKmë 31 tetor 2025, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Hetimi ka në qendër procedurën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, një projekt prej rreth 190 milionë eurosh.

Vetë Balluku i ka cilësuar akuzat dhe komentet publike ndaj saj si të pabazuara dhe ka deklaruar se nuk do të prononcohet mbi çështjen nën hetim “derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo”.

Ajo është pjesë e qeverisë “Rama” që prej vitit 2019, duke drejtuar për më shumë se pesë vjet një nga portofolët më të mëdhenj të kabinetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.