☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,639 ▼1.14%
DOW 46,285 ▼1.51%
NASDAQ 22,210 ▼1.2%
NAFTA 96.51 ▲1.03%
ARI 4,866 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,252 ▼ -4.64% ETH $2,190 ▼ -6.3% XRP $1.4537 ▼ -5.3% SOL $89.7100 ▼ -5.73%
S&P 500 6,639 ▼1.14 % DOW 46,285 ▼1.51 % NASDAQ 22,210 ▼1.2 % NAFTA 96.51 ▲1.03 % ARI 4,866 ▼2.85 % S&P 500 6,639 ▼1.14 % DOW 46,285 ▼1.51 % NASDAQ 22,210 ▼1.2 % NAFTA 96.51 ▲1.03 % ARI 4,866 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka publikuar sot në 18 mars raportin për punën e saj për vitin 2025.

Në raport, tregohet me shifra puna e Kushtetueses. GJK shprehet se gjatë 2025-tës, janë regjistruar në total 501 kërkesa. Kjo do të thotë se ka një rritje prej 17 përqind të kërkesave të regjistruara, në raport me vitin 2024.

Gjithashtu, 429 vendime janë arsyetuar, që janë 71 përqind në raport me numrin e kërkesave. Janë dhënë 85 vendime përfundimtare ose 20 përqind e vendimmarrjes.

Po ashtu, janë marrë 316 vendimi moskalimi të Kolegjeve ose 74 përqind e vendimmarrjes. Gjithashtu, janë marrë 28 vendime moskalimi të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose 6 përqind e vendimmarrjes.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet përfundimtare ka qenë tetë muaj. Teksa, mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet e moskalimit ka qenë 3 muaj.

Shërbimet ndaj publikut

Faqja e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit që kemi lënë pas është vizituar në total 22892 herë. Në Linkedin, janë lënë në total 129818 përshtypje, janë shtuar 3904 ndjekës, teksa kanë pasur ndërveprim 2489 persona.

Në YouTube janë bërë 56244 vizita, janë lënë mbi 354 mijë përshtypje, janë abonuar në kanalin zyrtar të GJK-së 413 qytetarë etj. Të dhëna të detajuara ka edhe për ndjekjet apo ndëraktivitetet në rrjetet e tjera sociale.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Po ashtu, në raportin e 2025, Gjykata Kushtetuese bën me dije se në nëntor u emërua një gjyqtar i ri. Teksa në dhjetor u zgjodh edhe kryetarja e re e institucionit, Fiona Papajorgji.

Kushtetuesja nënvizon se struktura organizative e miratuar ka gjithsej 88 punonjës. Në vitin 2025, ka qenë e plotësuar 81 përqind e strukturës.

RAPORTI I PLOTË i GJYKATËS KUSHTETUESE PËR 2025: https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/GJYKATA-KUSHTETUESE-RAPORT-VJETOR-2025_WEB.pdf

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.