Gjykata në Egjypt dënon me vdekje 14 drejtues të lartë të ”Vëllazërisë myslimane”
Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 14 drejtues të ”Vëllazërisë myslimane”, përfshirë liderin suprem, Mohamed Badie, njoftoi media zyrtare dhe avokatë pjesëmarrës në proces.

”Katërmbëdhjetë drejtues të vëllazërisë, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit”, thanë burimet e sipërcituara.
Gjykata e Gizehut, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naji Chehata, vendosi të informojë për vendimin e saj myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe nga ligji”, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.