Gjykata rrëzon gjobat e bashkisë ndaj PD
Gjykata Administrative ka shfuqizuar pesë gjoba për opozitën të vendosura nga bashkia e Tiranës nga 7 gjithësej për protestën e 8 dhjetorit., duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e bashkisë.
E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë për dy gjoba, secila nga 10 mijë lekë, pasi gjoba e plotë prej 163.7 mln lekë u konsiderua si e paligjshme.
Pas zhvillimit të protestës së opozitës, bashkia vlerësoi dëmet materiale të pronës dhe ndotje të hapësirave publike.
Bashkia e Tiranës llogariti dëmin në 163.729.000 lekë duke ia kaluar si gjobë Partisë Demokratike.
Bashkia evidentoi me detaje, të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan pronës publike të qytetarëve të Tiranës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.