☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.09 ▼7.05%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,211 ▲ +1.51% ETH $2,312 ▲ +2.57% XRP $1.3568 ▲ +0.48% SOL $83.6000 ▼ -0.6%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjykata Supreme kërkon të mos nëpërkëmbet gjyqësori

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka mbajtur takim me gjyqtarët e kësaj gjykate, ku është diskutuar për draft ligjin më të ri për Pagat e Zyrtarëve të Lartë, sipas të cilit draft, pozita e kryetarit dhe gjyqtarëve të Supremes është denigruese dhe e papranueshme.

Kryetari Hasani ka theksuar nevojën urgjente të rishikimit të këtij draft ligji, i cili ka shpërfillur pushtetet në Kosovë, duke injoruar Gjykatën Supreme, si pushtet i tretë në vend dhe ekuivalent me pushtetin legjislativ dhe me atë ekzekutiv.

Derisa kryeprokurori i Shtetit, kryesuesi i KGJK-së dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese janë ranguar në një pozitë me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, kryetari i Gjykatës Supreme është lënë në rang të dytë me nënkryetarin e Kuvendit zv/kryeministrat dhe Avokatin e Popullit.

Për të pranishmit ishte e çuditshme se si Kryeprokurori i Shtetit që nuk është pjesë e tri pushteteve dhe Kryesuesi i KGJK-së që është zyrtari më i lartë administrativ, rangohen para Kryetarit të Gjykatës Supreme.

“Ndërsa prokurorët e shtetit janë ranguar shumë më lartë se gjyqtarët e Gjykatës Supreme, derisa Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit ka pagë më të lartë se gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe gjithë prokurorët e niveleve ekuivalente me gjykatat, kanë koeficient më të lartë se sa gjyqtarët. Ndaj, kryetari Hasani dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë vendosur që t’i drejtohen Kryeministrit, Presidentes, Ministrisë së Administratës Publike dhe ambasadave në vend, në mënyrë që të mos lejohet nëpërkëmbja e gjyqësorit”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.